Gjashtë avionë luftarakë amerikanë F-22 ”Raptor” janë dërguar në Poloni, si pjesë e programit të mbrojtjes ajrore të NATO-s, njoftoi komanda e Forcave Ajrore të SHBA-së për Evropën dhe Afrikën.
Sipas mediave të huaja, ata do të dislokohen në bazën ajrore Lask, në Poloninë Qendrore.
Forcat Ajrore të SHBA-së thanë se ”F-22 ‘Raptor’ do të mbështesin misionin e mbrojtjes ajrore të NATO-s në Evropë”.
Ato shtuan se grupet e misionit bashkohen me njësitë kundërajrore dhe antiraketë, nën komandën e NATO-s, dhe synojnë të krijojnë një mburojë pothuajse të qëndrueshme mbi Detin Baltik dhe Detin e Zi, një nga qëllimet e dakordësuara në samitin e fundit të NATO-s në Madrid.
Avionët amerikanë që mbërrijnë në Poloni vijnë nga skuadrilja e 90-të luftarake e vendosur në bazën ajrore Elmendorf-Richardson në Alaskë.