Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se mbi 18 mijë raste me linë e majmunëve janë raportuar deri më tani në 78 vende të botës.
Përmes një deklarate zyrtare, OBSH-ja u shpreh se 70% e rasteve janë Evropë dhe 25% në rajonin e Amerikës.
Rreth 10 për qind e pacientëve janë shtruar në spital dhe pesë kanë vdekur, të gjithë në Afrikë.
Rreziku i lisë së majmunëve globalisht është i moderuar, me përjashtim të Evropës, ku OBSH-ja e ka vlerësuar atë si të lartë, transmeton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Ky është një shpërthim që mund të ndalet, nëse vendet, komunitetet dhe individët informohen, i marrin seriozisht rreziqet dhe marrin hapat e nevojshëm për të ndaluar transmetimin dhe për të mbrojtur grupet vulnerabël, sipas OBSH-së.
Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur emergjencë globale shëndetësore nga OBSH-ja, për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve dhe shqetësimeve se mund të bëhet endemike në më shumë vende.