Ftohen të gjithë mërgimtarët të marrin pjesë në konferencën dyditore dedikuar pjesëtarëve të komunitetit akademik të Diasporës 2022, e cila synon të bashkojë studiues dhe praktikues nga industria dhe akademia në fushën e teknologjisë informative për të shkëmbyer ide dhe përvoja, duke prezantuar profilin e tyre dhe angazhimin e tyre në aktivitete hulumtuese shkencore.
Kjo konferencë zhvillohet në kuadër të projektit “Diaspora Academician & Industrial Workshop in ICT”, organizuar nga kolegji UBT dhe Universiteti Ukshin Hoti.
Universitetit Linnaeus i Suedisë është Koordinator i Projektit, kurse bashkorganizatorë janë: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Universiteti i Prishtinës, Qendra Kërkimore e Evropës Juglindore (Greqi) dhe Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë (Norvegji).
Konferenca do të mbahet më 8 dhe 9 gusht 2022, në Kosovë.
Më 8 gusht në UBT, adresa: UBT Innovation Campus, Lipjan dhe me 9 gusht në ITP, adresa: Innovation and Training Park (ITP), Prizren.
Rreth konferencës mund të informoheni në këtë vegëz ?:
diasporaconf.ubt-uni.net
Linku për regjistrim është në këtë vegëz?:
https://axacoair.se/go?TDc7Ywbd
Konferenca është pjesë e një projekti të financuar nga BE-ja, përkatësisht PhDICTKES.
Më shumë informata për këtë projekt mund të gjeni në këtë vegëz ?: