Komuna e Prizrenit ka zgjatur orarin e punës në disa drejtori për t`u krijuar lehtësi bashkatdhetarëve për t`u pajisur me dokumente.
Ndonëse ka fluks të bashkatdhetarëve, në zyrat e administratës nuk ka pritje të gjata.
Për t`ua bërë pushimin sa më të këndshëm, Drejtoria e Kulturës është kujdesur që për bashkatdhetarët të organizojë disa aktivitete kulturore, tha për RTK-në Adem Morina- drejtor për kulturë rini dhe sport në Prizren.
Dikasteret që janë në shërbim të bashkatdhetarëve janë duke punuar me orar të zgjatur edhe ditët e vikendit. Ky orar sipas drejtorëve do të vazhdojë deri në fund të gushtit, kur bashkatdhetarët kthehen në vendet e Perëndimit.