Kancelari gjerman, Scholz, thotë se Gjermania nuk mund të varet më nga Rusia për furnizimin me gaz.
Gjatë një fjalim të mbajtur në Berlin, Scholz u shpreh se e sheh Rusinë si një furnizuese të pasigurt të gazit.
“Gjermania nuk mund t’i varë më shpresat te Rusia. Ndaj ne preferojmë të jemi të sigurt. Do të bëjmë ç‘është e mundur që vendi ta kalojë këtë situatë”, theksoi kancelari, transmeton albinfo.ch.