Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën A1 në drejtim të Gjenevës në kryqëzimin Vengeron mëngjesin e së dielës. Dy persona kanë humbur jetën, transmeton albinfo.ch.
Për arsye ende të paqarta, makina ka rrëshqitur në një kthesë në të majtë, shkruan 20minuten.ch. Punonjësit e shpëtimit mundën të përcaktojnë vetëm vdekjen e dy personave që ndodheshin në makinën e aksidentuar.
Siç shkruan policia kantonale e Gjenevës në komunikatën për media, shoferja ishte 23 vjeçe dhe pasagjeri i saj 24 vjeç. Seksioni i autostradës midis Coppet dhe aeroportit është mbyllur për trafikun, në nisjen nga Gjeneva.
(Foto: Police cantonale genevoise)