Arritja e marrëveshjes mes Rusisë e Ukrainës për eksportin e grurit ka dhënë menjëherë efektet e para.
Çmimi i këtij produkti në tregjet ndërkombëtare ka rënë, përcjell Albinfo.ch.
Lejimi i eksportimit të mbi 20 milionë tonë grurë nga Ukraina, ka bërë që çmimi të bie për 2% sot, transmeton BBC.
Marrëveshja është nënshkruar në Stamboll dhe është ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja.
Ukrainën e ka përfaqësuar ministri i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, ndërsa Rusinë, ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.