Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, sot është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.
Kamberi e ka falënderuar Kurtin për mbështetjen që i ka dhënë këmbëngulësisë së shqiptarëve për përfaqësim dhe për përkrahjen konkrete që po e jep.
Deputeti shqiptar e sheh si vitale koordinimin dhe bashkërëndimin e politikave për Luginën e Preshevës.
Postimi i plotë i Shaip Kamberi:
Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për ta falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbëngulësisë tonë për përfaqësim dhe për përkrahjen konkrete që po i jep Luginës së Preshevës.
Koordinimi dhe bashkërendimi i politikave është me rëndësi vitale për Luginën e Preshevës.
Faleminderit, Kryeministër!