Të fluturosh me aeroplan dhe të shkosh diku me pushime ka qenë një përvojë emocionuese. Por shumë gjëra kanë ndryshuar vitet e fundit.
Së pari, kufizimet e Covid-it e bënë jashtëzakonisht të vështirë udhëtimin jashtë vendit. Dhe tani mungesa e stafit për shkak të kompanive që lëshojnë stafin ose largohen punëtorëve, do të thotë se ka kaos në aeroporte dhe shumë anulime fluturimesh për momentin, transmeton albinfo.ch
Kësaj i shtohet se fluturimet janë bërë dukshëm më të shtrenjta në sfondin e rritjes së çmimit të naftës së papërpunuar dhe inflacionit në përgjithësi.
Një pikë tjetër është se shoqëria është më e vetëdijshme për ndryshimet klimatike. Pra, rezervimi i një fluturimi tani përfshin të menduarit për ndikimin mjedisor më shumë sesa ndoshta ne në të kaluarën.
Megjithatë, marrja e trenit shpesh mund të jetë shumë e shtrenjtë dhe kërkon më shumë kohë. E gjithë kjo shton stresin e udhëtimit.
Të gjitha këto kanë bërë që në Gjermani të ketë kaos sa i përket udhëtimeve me aeroplan. Kësisoj, njerëzit po përballen me shumë sfida, ani pse ata po e mendojnë mënyren më të lehtë për në destinacionet e tyre, transmeton tutje albinfo.ch