Në këtë ditë, e cila për Shqipërinë konsiderohet historike, kryeministri Edi Rama theksoi se sapo ka nisur puna për ëndrrën evropiane. Ai u zotua se në Shqipëri nuk është askush imun ndaj drejtësisë.
Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi, u shpreh se sot është një ditë historikë si për BE-në, ashtu edhe për Shqipërinë.
Sipas Varhelyit, konferenca shënon një gur kilometrik dhe një hap një kapitull të ri mes marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
I të njëjtit mendim ishte edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ku nënvizoi se BE-ja ka nevojë për Shqipërinë.
Ai theksoi se BE-ja dhe Shqipëria janë më të forta së bashku.