Bllokimet që janë bërë në Kinë si pasojë e koronavirusit i kanë kushtuar kompanisë së madhe zvicerane të orëve Swatch plot 400 milionë franga në shitje, ka njoftuar kompania të enjten, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, rajonet e Evropës, Amerikës dhe Lindjes së Mesme pritet të ketë rritje dyshifrore të shitjeve, ndërsa lufta në Ukrainë do të ndikojë në shitjet e Swatch-it me më pak se një për qind.
Në përgjithësi, kompania e orëve me seli në Biel/Bienne është duke kaluar aktualisht një valë suksesi, shkruan srf.ch. Kjo po ndodh kryesisht për shkak të lancimit në fund të marsit të Moonswatch-it.
Modeli, rezultat i një bashkëpunimi midis dy markave që i përkasin grupit, Swatch dhe Omega, është në shitje në vetëm 110 dyqane të Swatch Group për 250 franga një copë.