Kujdes, nëse ju pëlqen të bëni një skarë me gaz në natyrë, duhet të prisni pak, sepse ka alarmime për zjarre në pyjet zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Kjo për shkak se vala e vazhdueshme e të nxehtit po rrit rrezikun e zjarreve në pyje në gjithë Zvicrën, me një numër kantonesh që lëshojnë paralajmërime kundër ndezjes së zjarrit në afërsi të pemëve.
Kantonet e Cyrihut dhe Schaffhausen, për shembull, e kanë klasifikuar faktorin e tyre të rrezikut nga zjarri si “rrezik të rëndë”.
Madje, flitet për disa rajone që ndalojnë fishekzjarrët në festën kombëtare të Zvicrës nëse vapa e të nxehtit dhe thatësira vazhdojnë deri më 1 gusht.