Repartet e urgjencës në spitalet e Cyrihut janë të mbingarkuara nga numri më i lartë se zakonisht i pacientëve, shumica e të cilëve nuk vuajnë nga një gjendje e rëndë mjekësore dhe nuk kërkojnë trajtim urgjent, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të kësaj situate, Departamenti i Shëndetësisë së Cyrihut i bën thirrje popullatës që të konsultohet me mjekun e përgjithshëm dhe të mos shkojnë në urgjencë me simptoma të lehta.
Për të shmangur mbipopullimin në spitale, “gjithmonë duhet kontaktuar fillimisht mjeku i familjes”, tha Josef Widler, president i Shoqatës Mjekësore të Kantonit të Cyrihut.
Nëse mjeku nuk është i disponueshëm, pacientët që nuk janë në një situatë kërcënuese për jetën duhet të telefonojnë linjën telefonike mjekësore: 0800 33 66 55.
“Aty bëhet vlerësimi mjekësor nga stafi i trajnuar dhe është rregulluar kujdesi i duhur mjekësor”, tha ai.