Raportohet se në regjionin e Mitrovicës njësitet e antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë dhe me rastin e ndalimit janë gjetur mallra të kontrabanduara me origjinë nga Serbia, përcjell albinfo.ch.
Aty janë gjetur 675 litra vaj ushqimor, njofton Dogana.
Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.