Një person ka vdekur si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Ministria e Shëndetësisë, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu janë raportuar edhe 763 raste të reja, në 2 mijë e 30 persona të testuar.
Në anën tjetër, IKSHOPK po bën thirrje për respektimin e masave kundër Covid-19, si bartjen e maskave dhe vaksinimin.