Kosova ka shprehur gatishmëri që të strehojë gazetarë ukrainas pas luftës që po zhvillohet në Ukrainë.
Bëhet e ditur se në mesditën e sotme në Kosovë kanë mbërritur gazetaret ukrainase të radhës, Maryna Zhyvotkova dhe Viktoriia Kaidash – si pjesë e programit “Journalists in Residence – Kosovo”.
Gazetaret janë mirëpritur në aeroport nga zyrtarja ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, Drejtoresha Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Boja, përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.
Deri më tani si pjesë e programit “Journalists in Residence – Kosovo” që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, janë strehuar katër gazetarë ukrainas.
Në kuadër të këtij programi, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor.
European Centre for Press and Media Freedom ECPMF dhe AGK janë duke bërë përgatitje që ditët në vijim të presë gazetarë të tjerë nga Ukraina.