I riu nga Kosova, Besfort Shala, ka përfunduar studimet e magjistraturës në matematikë në Universitetin e Oxford me notën më të lartë.
Kështu ka njoftuar ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Shala ka falënderuar të gjithë që e mbështetën gjetë këtij rrugëtimi.
Postimi i plotë:
“Ju njoftoj se kam përfunduar studimet e magjistraturës në matematikë në University of Oxford me notën më të lartë, përkatësisht klasifikimin Distinction. Shfrytëzoj rastin edhe një herë t’ ju falënderohem të gjithëve për mbështetjen dhe mundësimin e këtij rrugëtimi!”