Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, thotë se janë duke u hetuar 21 mijë krime të dyshuara lufte, kryer nga forcat ruse.
Në një intervistë për BBC, Venediktova u shpreh se merrte raporte për 200 deri në 300 krime lufte në ditë.
Ajo pranoi se shumë procese do të mbaheshin në mungesë, por theksoi se është çështje e drejtësisë që të vazhdojë me ndjekjet penale, shkruan Euronews, përcjell albinfo.ch.