”Numri i pacientëve në mbarë vendin është rritur ndjeshëm. Dhomat e urgjencës në veçanti janë të mbingarkuara në mënyrë disproporcionale”, theksoi Patrick Reimund, drejtor menaxhues i shoqatës së spitalit Schlesëig-Holstein.
Ai tha se një faktor kyç në përhapjen e virusit mund të ketë qenë ngjarja masive ”Java e Kielit”, që u zhvillua nga 18-26 qershor.
Tashmë javën e kaluar Qendra Mjekësore Universitare Schlesëig-Holstein njoftoi se do të mbyllte përkohësisht disa departamente, me 479 punonjës në karantinë.
Qendra e kujdesit shëndetësor do të kërkojë kompensim për të ardhurat e humbura, pasi duhet të shtyjë ose të pezullojë trajtimet e planifikuara.