Këtë muaj pritet të mbahet një takim me Këshillin e Byrosë Evropiane, i cili siguron Kartonin e Gjelbër, për të diskutuar mundësinë e pranimit të Kosovës në këtë mekanizëm, përcjell Albinfo.ch.
Përfaqësues të Byrosë Kosovare të Sigurimit thonë se duhet të marrin një aprovim nga Këshilli i Byrosë Evropiane në Bruksel për të bërë një marrëveshje me një shtet tjetër, në mënyrë që edhe Kosova, përmes Byrosë Kosovare të Sigurimeve, të ketë Kartonin e Gjelbër.
“Pa qenë pjesë e OKB-së, ne nuk mund të anëtarësohemi në Këshillin e Byrosë Evropiane”, thotë për rel Sami Mazreku, drejtor ekzekutiv i BKS-së.
Kartoni i Gjelbër është një certifikatë ndërkombëtare e sigurimit të automjeteve, e cila pranohet nga autoritetet e të 47 vendeve, ku Kartoni i Gjelbër është i vlefshëm.