Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të ndihmuar në rindërtimin e vendit të tij të shkatërruar pasi të përfundojë lufta.
“Është e nevojshme jo vetëm të riparojmë gjithçka që banorëve u është shkatërruar, por edhe të krijojmë një bazë të re për jetën tonë: të sigurt, moderne, të rehatshme, të aksesueshme”, tha ai në një fjalim.
”Kjo do të kërkonte investime kolosale, miliarda, teknologji të reja, praktika më të mira, institucione të reja dhe, natyrisht, reforma”, tha ai.
“Pavarësisht se sa e vështirë është për ne sot, duhet të kujtojmë se do të ketë një të nesërme”, tha Zelensky.