Pasi ka përfunduar gjatë të mërkurës me sukses testet mjekësore, Interi tashmë ka zyrtarizuar transferimin e Asllanit.
Është vetë faqja e klubit zikaltër që ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit të Kombëtares Shqiptare.
Ai është prezantuar nga presidenti i Nerazzurrëve, Steven Zhang, në objektet e klubit.
“Mirë se vjen, Kristjan”, është shkruar shkurtimisht në postimin e Interit, pa zbuluar detaje të tjera.