Numri i vjedhjeve të biçikletave në Austri ra për të shtatën herë radhazi vitin e kaluar, njofton albinfo.at.
Sipas Verkehrsclub Österreich, 17,595 vjedhje të raportuara të biçikletave ishin më të ulëtat në shekullin e 21-të.
Dy të tretat e vjedhjeve të biçikletave kanë ndodhur në kryeqytetet e provincave, ku shumica kanë ndodhur në Vjenë.
Vjedhjet më të mëdha të biçikletave ishin në Leopoldstadt (750), Donaustadt (711) dhe më pas Favoriten (531). Numri më i ulët i vjedhjeve ishte në Hietzing. Këtu janë vjedhur “vetëm” 98 biçikleta në vitin 2021, raporton gazeta Krone.