Era Syla, shqiptarja nga Kosova është pranuar për të studiuar matematikë në njërin ndër universitetet më të mira të botës, në MIT – Massachusetts Institute of Technology në SHBA, shkruan albinfo.ch.
Kjo u bë e ditur nga Shoqata e Matematikantëve të Kosovës.
Kjo e fundit kishte fituar Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020, duke u bërë kështu fituesja e parë nga Kosova e një medalje në EGMO.
Shoqatat e Matematikanëve të Kosovës nëpërmjet një postimi në Facebook, iu ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që kanë kontribuoar në realizimin e arritjen e këtij suksesi nga ana e saj. /Albinfo.ch