Në kuadër të takimeve promovuese të Unionit, të premten më 24 qershor 2022, është mbajtur një takim me afaristët e rrethit të qyteteve Koblenz dhe Lahnstein, përcjell albinfo.ch.
Pjesëmarrës ishte edhe kryetari Nazmi Viqa i shoqëruar nga nënkryetarët, Gani Nuha dhe Zenun Krasniqi, drejtori i financave, Vllaznim Kelmendi dhe sekretari, Nexhmedin Veliqi.
Në takim ishin edhe koordinatorët e Unionit nga pjesët e ndryshme të Gjermanisë.
Në takim u prezantuan aktivitetet e Unionit që nga fillimi, projektet, organizimet, promovimi i vizionit dhe agjenda e planifikuar për pjesën e dytë të vitit 2022.
Gjatë takimit u trajtuan edhe tema të ndryshme nga fusha e ekonomisë dhe afarizmit. Ndër tjerash u fol edhe për përparësitë e anëtarësimit në Union, rrjetëizimin e afaristëve dhe mundësinë e bashkëpunimit të anëtarve në projektet e përbashkëta, njofton Diaspora Today.
Afaristët pjesmarrës e prezentuan fillimisht afarizmin që e ushtrojnë aktualisht dhe pritjet e tyre nga Unioni pas anëtarësimit të tyre.
Pas mbylljes së takimit Unionit iu bashkuan edhe dhjetëra anëtarë të tjerë. /diasporatoday