Tregu i punës i Zvicrës është rikuperuar mirë nga pandemia, shkruan albinfo.ch.
Mungesa e stafit prek pothuajse të gjitha industritë, me kërkesën më të madhe në degën e hoteleve dhe restoranteve, si dhe në sektorët e kujdesit shëndetësor, shërbimeve sociale, teknologjisë së internetit dhe ndërtimit.
Siç ka raportuar më parë albinfo.ch, 114,000 vende të lira janë duke u shpallur në të gjithë Zvicrën, sipas Zyrës Federale të Statistikave (FSO).
Por cilat pjesë të Zvicrës kanë më shumë vende pune?
Kërkesa është e lartë është në Zvicrën Veriperëndimore dhe në zonën e Liqenit të Gjenevës, të cilat përfshijnë zona rreth qyteteve të mëdha dhe qendrave industriale/biznesore të Bazelit, Cyrihut, Zug, Gjenevës dhe Lozanës – rajone ku ndodhen shumë kompani ndërkombëtare që kërkojnë numër të madh puntorësh. /Albinfo.ch