Austria është riklasifikuar si me rrezik të verdhë ose të mesëm nga komisioni i semaforëve të vendit Covid-19, për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve në valën aktuale të koronavirusit, përcjell albinfo.at.
“Land”-et e Austrisë si: Burgenland, Austria e Ulët, Salzburg, Tirol, Vorarlberg dhe Vjena vlerësohen gjithashtu si rrezik mesatar, ndërkohë land-et si: Kärnten, Austrisë së Epërme dhe Steiermark mbeten të verdhë-gjelbër, ose me rrezik të ulët.