Një hajdut makinash në Cyrih mori vërtet një vendim të keq gjatë fundjavës. Ai tentoi të depërtonte dhe të vidhte një makinë policie pa shenja.
Ai vetëm në minutën e fundit vuri re se makina ishte e zënë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Oficerët e ndoqën atë, pasi ai nuk ishte në dijeni, dhe e panë të provonte dyert e disa makinave të tjera përpara se ta arrestonin.
41-vjeçarit iu gjetën me vete disa sende që sipas policisë ka gjasa të jenë vjedhur.