Deputeti Baptiste Hurni paraqiti një nismë parlamentare që kërkon të detyrojë të gjithë punëdhënësit të japin të paktën pesë javë pushime vjetore me pagesë për punëtorët e tyre, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2012, një propozim i ngjashëm sindikatash (për gjashtë javë pushime) u refuzua nga dy të tretat e votuesve zviceranë me arsyetimin se një pushim kaq i gjatë do t’i kushtonte ekonomisë miliarda franga çdo vit.
“Ne e kuptojmë se njerëzit nuk donin gjashtë javë pushime dhe kjo është arsyeja pse unë propozoj këtë kompromis [pesëjavor]”, tha Hurni, duke shtuar se “mentalitetet kanë ndryshuar në dhjetë vjet. “Brezi i ri shpesh preferon të ketë më shumë kohë të lirë”.