Spanja po përballet me një tjetër verë të nxehtë, me temperatura mbi 40 gradë Celsius, ndonëse ndodhemi ende në mes të muajit qershor.
Në Madrid banorët përpiqen të largojnë vapën në brigjet e lumit dhe shatërvanët përreth, ndërkohë që pishinat publike ende nuk janë hapur.
Temperaturat e larta kanë qenë dhe gjatë natës dhe banorët e kanë pasur të pamundur të mbajnë ndezur gjatë gjithë kohës kondicionerët, për shkak të rritjes së faturave nga kriza energjetike botërore, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.