Presidenti i Francës, Emannuel Macron, tha se Franca qëndron në krah të Ukrainës, duke e mbështetur në këtë proces.
Këtë deklaratë, Macron-i e bëri gjatë një konferencë shtypi me liderët e Ukrainës dhe katër vendet të Bashkimit Evropian që u takuan në Kiev, të enjten, transmeton euronws, përcjell Albinfo.ch.
“Pranimi do të vijë me nevojën që Ukraina të plotësojë disa kushte. Ky është një vendim i pritur prej shumë kohësh dhe i fortë”, tha Macroni.
Ukraina filloi procesin e aplikimit për anëtarësim në BE në shkurt, katër ditë pas pushtimit të Rusisë.