Nga Ballkani Perëndimor kaluan 40,675 emigrantë të paligjshëm dhe kjo shifër është rreth tri herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shumica e emigrantëve të kapur kishin qenë në Ballkanin Perëndimor për disa kohë përpara se të kërkonin të hynin në BE.
Në maj, numri i emigrantëve të paligjshëm të zbuluar në këtë rajon rajon u dyfishua në 12,088, sipas Frontex.
Në zonën e Mesdheut Qendror u kapën 16,828 emigrantë të paligjshëm, kryesisht egjiptianë, bangladeshas dhe tunizianë.
Ndërsa, në pjesën e Mesdheut Lindor, 13,668 ishte numri i emigrantëve të paligjshëm që u kapën, kryesisht me kombësi nga Nigeria, Siria dhe Kongo.