Policia njofton se viktima mashkull, shtetas i huaj, pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit, është lënduar gjatë vendosjes së shkallëve të zbritjes në aeroplan, përcjell albinfo.ch.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur dje, në orën 13:00.
Njoftimi i plotë i policisë:
RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS/ ANP Adem Jashari 12.06.2022-13:00. Është raportuar se viktima mashkull, shtetas i huaj, pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit, është lënduar gjatë vendosjes së shkallëve të zbritjes në aeroplan. Si pasojë e lëndimeve, viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor.