Pas dy humbjeve radhazi, Zvicra shënoi fitoren e parë në këtë edicion të Ligës A të Kombeve, shkruan albinfo.ch.
Nati mundi Portugalinë me rezultat 1:0, ku golin e vetëm e shënoi Haris Seferoviq me kokë, që në minutën e dytë.
Ndërkohë, në minutën e 20-të është lënduar Xherdan Shaqiri, duke u zëvendësuar menjëherë, përderisa për 90 minuta ka luajtur kapitenit Granit Xhaka.
Zvicra ka tri pikë, pesë më pak se Spanja, katër se Portugalia dhe një se Çekia.
Ndeshjet e ardhshme zhvillohen në shtator.