Shumica e vendeve evropiane kanë shumë pika noti që u vlerësuan ‘të shkëlqyera’ nga Agjencia Evropiane e Mjedisit, transmeton albinfo.ch.
Të paktën 9 vende, mes tyre Malta, Greqia, Kroacia, Danimarka dhe Gjermania, ishin ndër vendet me ujëra të pastra.
Franca gjithnjë e popullarizuar doli më pak – vetëm tre të katërtat e ujërave për të notuar u vlerësuan si të shkëlqyera. Polonia mori notën më të keqe në Evropë.
Në disa vende të tjera duhet të mendoni dy herë përpara se të bëni një zhytje, paralajmëruan autorët e raportit, transmeton albinfo.ch.