Përmes një letre që kjo shoqatë ua ka dërguar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave, ka kërkuar ulje të akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës. Madje ata kanë paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre s’merren parasysh.
“Qeveria, nëse me të vërtetë është e interesuar të mbrojë konsumatorin, do të ishte e pritshme të reagonte njëlloj me Qeveritë e vendeve të rajonit dhe të BE-së nëpërmjet uljes së akcizës dhe/ose TVSH-së për produktet e naftës”, thuhet në letrën e tyre.