Banka Botërore ka aprovuar një financim shtesë për Ukrainën, në vlerë prej 1.5 miliardë dollarësh.
Ky fond është pjesë e pakos mbështetëse prej më shumë se 4 miliardë dollarëve – që do ta ndihmonte qeverinë të shpërndajë pagat e punonjësve në institucionet e këtij vendi.
Si garantues për këtë raund të fundit të financimit janë Britania e Madhe, Holanda, Lituania dhe Letonia.
Afro 2 miliardë dollarë tashmë i janë dhënë Ukrainës për paga dhe shpenzime të tjera – vend ky që është prekur nga agresioni rus qysh më 24 shkurt.