Kryeministri malazias, Dritan Abazoviç, i është bashkuar nismës rajonale për ‘Open Ballkan’, duke e futur zyrtarisht Malin e Zi si pjesë të kësaj nisme.
Këtij lajmi më shumë i është gëzuar Edi Rama, i cili edhe ka ndarë lajmin se Abazoviç do të fusë sot Malin e Zi zyrtarisht në Ballkanin e Hapur, transmeton Albinfo.ch.
“Ishte një kënaqësi marrja e kafes së sapo mbërritjes në Ohër, me Abazoviçin, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Open Balkan, si edhe me ambasadorin Hill”, shkruan Rama në Facebook.
Ndërkohë, të mërkurën e 8 qershorit është parashikuar dhe mbajtja e samitit mes vendeve pjesëmarrëse të ‘Open Ballkan’.