Dy persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një supermarket në Gjermani.
Rasti tragjik ka ndodhur mesditën e së martës në pjesën Treysa të qytetit Schwalmstadt.
Sipas policisë, një person e ka goditur me armë zjarri një grua, duke e lënë të vdekur, dhe më pas e ka vrarë vetën, raporton DW, transmeton Albinfo.ch.
Nuk bëhen të ditur detajet rreth motivit të sulmit. Në njoftimin e organeve të rendit thuhet se viktima është një grua 53-vjeçare, derisa për të dyshuarin, i cili e kishte shkaktuar sulmin, thuhet se është një 58-vjeçar.