Klubi futbollistik FC Besa Biel/Bienne ka njoftuar se më 12.06.2022 feston fitoren e titullit të kampionatit 2021/2022 edhe ngjitjen në ligën e dytë interregjionale, shkruan Albinfo.ch.
Sipas njoftimit, fillimisht do të luhet loja e fundit kundër FC Diaspora nga ora 10:15 paradite, pastaj do të festohet së bashku në stadiumin e tyre.
“Mbas lojës do të na argëtojnë valltarët e shoqërisë kulturore artistike “BESA” dhe do të ketë valle, muzikë edhe tupana. Gjithashtu Visana do të organizojë lojë shpërblyese! Të gjith JU, që e ndjeni vetën pjesë e Besës, jeni të mirëseardhur! HAJDENI të festojmë së bashku!”, thuhet në njoftim.
