Ashtu sikurse Ermonela Jaho, edhe Elbenita Kajtazi janë soprano të shquara në skenat botërore.
Ato janë pa dyshim një histori suksesi në fushën e kulturës.
Të dyja janë ngjitur në skenat më të famshme të globit, duke marrë edhe duartrokitjet e pafundme të audiencës botërore.
Por çfarë i bashkon kaq shumë këto dy shqiptare të mira, të mençura dhe të suksesshme? Dashuria për punën, dashuria për artin, dashuria për njëri-tjetrin. Në çdo shfaqje, ato e urojnë njëra-tjetrën, e ndjekin njëra-tjetrën, e promovojnë njëra-tjetrën.
Të dyja janë vlerësuar ndërkombëtarisht dhe japin gjithherë performancë të mrekullueshme, duke “pushtuar” skenat e operas. /Albinfo.ch