Sipas një raporti të Agjencisë Europiane të Ambientit, 85% e plazheve në kontinentin tonë tashmë renditen si “të shkëlqyera”.
Në raportin vjetor të cilësisë së plazheve janë monitoruar 22 mijë zona detare, liqenore dhe lumore në vendet e Bashkimit Europian, plus në Shqipëri dhe Zvicër, ndërsa është lënë jashtë Mbretëria e Bashkuar, për shkak se tashmë ka dalë nga unioni, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Befasisht, vendi më i mirë për cilësinë e ujit është shpallur Austria, një shtet që nuk laget nga asnjë det, por gëzon liqene të mrekullueshme. E pikërisht këto liqene kanë marrë në 97,7% të rasteve vlerësimin “të shkëlqyer”.