Deputetët konservatorë në Britaninë e Madhe do të votojnë ditën e sotme një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Boris Johnson, i cili nëse humb, do të largohet nga posti i kryeministrit.
Nëse Johnson humb votën mes 359 ligjvënësve konservatorë, ai do të zëvendësohet në postin e tij prej lideri dhe si kryeministër.
Nëse ai fiton, ai ka të ngjarë të jetë i sigurt nga një sfidë tjetër për një vit.
“Pragu prej 15% i partisë parlamentare që kërkon votëbesimin ndaj kryeministrit është kaluar”, tha zyrtari Brady jashtë dhomave të Parlamentit të hënën në mëngjes.
Votimi do të zhvillohet sot mbrëma ndërmjet orës 18:00 dhe 20:00, sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar dhe një rezultat pritet të shpallet menjëherë më pas.
Paraprakihst, ministrja e Jashtme, Liz Truss, sapo ka thënë se do të mbështesë Johnson në votim, duke përmendur udhëheqjen e tij mbi Ukrainën.
“Ai ka ofruar rimëkëmbjen e Covid dhe ka mbështetur Ukrainën përballë agresionit rus. Ai ka kërkuar falje për gabimet e bëra. Tani duhet të përqendrohemi në rritjen ekonomike”, shkroi ajo në Twitter.
Pavarësisht se u përball me pyetje serioze mbi udhëheqjen e tij në shtëpi, Johnson ka fituar lëvdata në Ukrainë që nga pushtimi rus.