Çështja e Luginës së Preshevës tashmë do të shtrohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Përfshirja e Luginës së Preshevës në organizatën më gjithëpërfshirëse ndërkombëtare është tejet me rëndësi për ta shpërfaqur të vërtetën e gjendjes dhe pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës. E falenderoj përzemërisht Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, z. Ferit Hoxha, për këtë përkushtim dhe angazhim”, ka shkruar Ardita Sinani.
Sipas saj, ambasadori Ferit Hoxha të jetë zëri përfaqësues i interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Aq më tepër që Republika e Shqipërisë kryeson aktualisht Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Në New York po qëndrojnë në vizitë zyrtare delegacioni i përbërë nga Ardita Sinani, Shaip Kamberi, Nagip Arifi dhe Ragmi Mustafa