Nga 54,000 refugjatë ukrainas të regjistruar në Zvicër që nga shkurti, vetëm 1,000 kanë marrë leje pune, thanë autoritetet zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Shumica e lejeve ishin për sektorin e hotelerisë dhe restoranteve, pasuar nga IT, arsimi dhe bujqësia.
Statusi special ‘S’ i dhënë atyre që kanë ardhur nga Ukraina parashikon që ata të kthehen në shtëpi pasi të përfundojë lufta, por gjithashtu inkurajon gjetjen e punës në Zvicër ndërkohë. /Albinfo.ch