Ai tha se ka falënderuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, për ftesën dhe thotë se mirëpret bashkëpunimin rajonal të bazuar në parimet e barazisë.
“Për këtë qëllim, ne jemi të angazhuar në mënyrë aktive në Procesin e Berlinit, i cili mbulon shumë iniciativa rajonale, duke përfshirë Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), i cili u miratua nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes në 2020 dhe u miratua dhe u mbështet plotësisht nga Bashkimi Evropian”, shkruan Kurti.
Kurti dha edhe arsyet e refuzimit.
“Në kuadër të Procesit të Berlinit Serbia kërkon trajtim të pabarabartë për qytetarët e Kosovës dhe bllokon çdo marrëveshje brenda Tregut të Përbashkët Rajonal që mundëson bashkëpunim rajonal të bazuar në parimet e barazisë”, shkruan Kurti.