Pagat nominale në Zvicër ranë pak – me 0.2 për qind – në 2021-ën për shkak të pandemisë Covid dhe inflacionit, sipas të dhënave të reja nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), informon albinfo.ch.
Kjo është rënia e parë që kur indeksi zviceran i pagave u prezantua më 1942.
Në të njëjtën kohë, inflacioni u rrit me 0.6 për qind në vitin 2021. Në terma realë, punonjësve në Zvicër iu desh të pranonin një rënie të fuqisë së tyre blerëse prej 0.8 për qind. /Albinfo.ch