Kompania shtetërore ruse e energjisë “Gazprom” nuk do të furnizojë më me gaz kompaninë daneze “Shell Energy Europe” ose
“Orsted” që nga e mërkura.
“Orsted dhe Shell informuan “Gazprom Export” se nuk do t’i paguanin faturat e tyre në rubla, siç kërkohej nga Moska”, njoftoi sot kompania, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Sipas “Orsted”, “Gazprom” informoi kompaninë daneze se dërgesat e gazit do të ndërpriteshin të mërkurën.
“Gazprom” ka urdhëruar që pagesat të kryheshin në rubla, edhe pse kompania “Orsted” nuk ishte e detyruar, pasi po zbatonte kontratën ekzistuese.