Rusia po sajon narrativa për luftën në Ukrainë për të ngatërruar publikun për konfliktin mes dy vendeve, sipas shërbimeve sekrete britanike.
“Moska ka demonstruar se është e gatshme të përdorë sigurinë globale të ushqimit për qëllimin e saj politik dhe më pas ta paraqesë veten si aktore e arsyeshme dhe të fajësojë Perëndimin për çdo dështim”, tha Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe.
Ministria përmendi një incident kur Rusia i kishte bërë thirrje Ukrainës disa ditë më parë të çminonte portin e Odesës, në Detin e Zi, në mënyrë që anijet që transportonin ushqim në mënyrë të sigurt. Megjithatë, vetë Rusia ka bllokuar eksportin e grurit nga portet e Ukrainës, shkruan Dpa, transmeton Albinfo.ch.
Sipas Londrës, incidenti ishte një parim thelbësor i strategjisë moderne të mesazheve ruse: prezantimi i tregimeve alternative, sado jo bindëse, për të komplikuar atë që do të kuptonte publiku.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar rregullisht një përditësim lidhur me situatën e kofliktit.
Moska ka akuzuar Londrën për kryerjen e një fushate dezinformimi të qëllimshme.