Më shumë se 620,000 doza Moderna, data e skadimit të të cilave ka kaluar, do të shkatërrohen, sipas transmetuesit publik RTS, përcjell albinfo.ch.
Arsyeja, tha eksperti i politikave shëndetësore, Patrick Durisch, është se qeveria zvicerane bleu shumë vaksina.
“Po flasim për 34 milionë doza për një vend me mbi 8 milionë banorë. Nëse heqim fëmijët dhe ata që ngurrojnë të vaksinohen, kemi pesë deri në gjashtë doza për person”.
Për Durisch, marrja e sasive shtesë të dozave në një pandemi është legjitime, por blerja e tepërt në masën që bënë autoritetet zvicerane nuk është.
“Ne gjithmonë kemi planifikuar një vaksinim të dyfishtë dhe përforcues, por kurrë pesë apo gjashtë”, tha ai.